KESCO ka nisur zbatimin e vendimit të marrë nga Zyra e Rregullatorit për Energji për tarifat e reja, i cili hyri në fuqi më 9 shkurt.
Teksa sot ka nisur shpërndarja e faturave sipas tarifës së re.
Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi edhe zëdhënësi i KESCO-s, Viktor Buzhala.
“Sot ka filluar leximi dhe shpërndarja e faturave, të cilat inkorporojnë në vete tarifat e vjetra dhe të reja, të njehsuara në bazë të metodologjisë, që e kemi bërë të qartë edhe përmes komunikimeve të mëhershme”, tha Buzhala.
Faturat e shpërndara te disa konsumatorë kanë shkaktuar pakënaqësi.
“Miq, do të befasoheni nga fatura e rrymës për këtë muaj! Mua sapo më befasoi! 100%”, ka shkruar artisti Astrit Kabashi.
“Mashallah, Kimetja 99 euro e kusur rrymë, pa nejtë kurrë në banesë, dy veta, veç mbas 5-ve kthehemi në shtëpi…!”, ka shkruar opinionistja Kimete Berisha.