Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar përmes telefonit djalin e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 1 shtator, rreth orës 14:00. Viktima, mashkull kosovar, ka deklaruar se ishte keqtrajtuar përmes telefonit nga babai i tij, i dyshuari mashkull kosovar.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjakovë 01.09.2026, 14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte keqtrajtuar përmes telefonit nga babi i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.



















