Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurit me iniciale L.B., F.S., dhe L.S., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale  për kryerjen e veprave penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancancave psikotrope dhe analoge”, ndërkaq i pandehuri F.S., edhe për veprën penale  “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“.

Tre të pandehurit, me datë 11 gusht rreth orës 16:00  në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë  në fshatin Pestovë, së bashku me dy automjetet e tyre pa autorizim kanë transportuar substanca narkotike  të llojit marihuanë, me qellim shitje.

Të njëjtit, gjatë tentimit të policisë për t’i ndaluar në rrethrrotullimin e fshatit Pestovë, godasin policinë dhe në tentim për të ikur shkaktojnë vetaksident në fshatin Pestovë, ku gjatë patrullimit të veturës gjendet një çantë brenda të cilës janë gjetur dhe sekuestruar tre kilogramë e 18 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Substanca është sekuestruar.

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit për tre të pandehurit pritet të mbahet para gjyqtarit të Procedurës Paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts