Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për numrat e partive politike që do të renditen në fletëvotimet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
LVV-ja do të garojë me numrin 116, PDK me 125, LDK me 113, AAK me 128 ndërsa PSD me 129.
Kandidatët për kryeministër në këto zgjedhje janë:
Albin Kurti – LVV
Bedri Hamza – PDK
Lumir Abdixhiku – LDK
Ardian Gjini – AAK
Ndërkaq, përpos LDK-së që garon edhe për postin e presidentit me Vjosa Osmanin, partitë tjera nuk i kanë bërë publike emrat e kandidatëve të tyre për këtë post.











