Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka njoftuar se NATO do ta optimizojë praninë e misionit në Kosovë, si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë.

Ulutash i bëri këto deklarata pas takimit të zhvilluar sot në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq.

Sipas komandantit të KFOR-it, numri aktual i trupave do të përshtatet gradualisht gjatë vitit të ardhshëm, në përputhje me zhvillimet dhe kushtet në terren.

Ai theksoi se ky proces mund të zhbëhet dhe trupat të rikthehen nëse situata e sigurisë në Kosovë e kërkon një gjë të tillë.

“Si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë në Kosovë, NATO do të optimizojë praninë e KFOR-it dhe gradualisht do të përshtatë numrin aktual të trupave gjatë vitit të ardhshëm. Ky optimizim do të bëhet gradualisht dhe në përputhje me kushtet në terren, ndërsa mund të zhbëhet nëse situata e sigurisë e kërkon një gjë të tillë”, deklaroi Ulutash.

Komandanti i KFOR-it rikujtoi se në vitin 2023 misioni ishte përforcuar me më shumë se një mijë trupa, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

“Në vitin 2023 treguam se sa të aftë jemi për ta përforcuar misionin kur është e nevojshme. Në atë kohë, KFOR-i u përforcua me më shumë se 1.000 trupa për t’iu përgjigjur një mjedisi më sfidues”, shtoi ai.

Ulutash theksoi se përkushtimi i KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe për të ruajtur stabilitetin rajonal mbetet i palëkundur.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi për sot – 24 Korrik
Ngjarjet e datës 24 korrik
Kjo është gjendja në kufi: Fluksi më i madh në Dheun e Bardhë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts