KFOR-i e ka rritur praninë e tij në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe aktivitetet patrulluese në atë zonë, me qëllim të rritjes së vetëdijes për situatën.
Këto masa janë marrë për të mundësuar që KFOR-it t’i përgjigjet shpejt të gjitha sfidave të sigurisë, ka thënë për “Kosovo Online” Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it.
“Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme”, shtohet në përgjigje.
Në përgjigje thuhet gjithashtu se mandati i Misionit të KFOR-it, i cili buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, është që të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.
“Për t’i kryer detyrat e veta, KFOR-i mban një qëndrim të dukshëm dhe të shkathët në terren”, thekson Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it.