Vali Corleone nuk është paraqitur as sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku ishte paraparë të mbahej seanca e radhës ndaj tij.
Kjo vjen vetëm pak ditë pasi nga gjykata ishte paralajmëruar se, në rast se Corleone nuk paraqitej në seancën e radhës, ndaj tij mund të lëshohej urdhërarrest.
“Një ditë pasi u mbajt seanca e kaluar, më ka kontaktuar dhe më ka thënë se nuk ka ardhur, pasi gruaja e tij, Anita, ka probleme me shtatzëninë. Nuk ka kushte për seancën, ndaj shtyhet shqyrtimi gjyqësor. “ka deklaruar avokati i tij Ahmeti Tahiri.
Seanca e radhës do të mbahet më 21 shtator, në orën 13:00.




















