Kjo është qeveria Kurti:
- Mbushja shpejt e arkës dhe shterimi i burimeve
- Frikësimi i kapitalit vendor, nxjerrja jashtë e tij dhe si rezultat ulja e investimeve.
- Armiqësimi me sektorin privat dhe si rrjedhojë thellimi i mosbesimit të tyre dhe mospërkrahja nga ana e tyre e qëllimeve ekonomike
- Lufta kundër UÇK-së, e zhvilluar si luftë ndaj pushtetit të keq të dy dekadave, e që si pasojë ka zbehjen e patriotizmit dhe të ndjenjave atdhetare për shtet.
- Në politikë të jashtme, i frikësuar nga dialogu dhe i frikësuar nga Amerika.
- Në siguri dhe rend publik, improvizime dhe lëvizje eksperimentale, kryesisht populiste, përfshirë edhe luftën kundër krimit.
- Politizim i iniciativave ligjore me agjendë partiake.
- Mosimplementim i pavarësisë energjetike dhe faturimi i energjisë në Veri, si rezultat pagesa e dhjetëra milionave për rrymën e shpenzuar në Veri.
- Refuzim dhe dëmtim i mundësive investive në energji, i projekteve si Kosova e Re, Contour Global 500 MW dhe Gazsjellësi Amerikan me 200 milionë dollarë falas.
- Zhytja në korrupsion përmes tenderomanisë, pra tenderë njëburimor, dhënia e punëve punëdhënësve të mëhershëm, i pasuar me familjarizëm, pra punësime të familjarëve në poste kyçe, e pastaj politizim i bordeve të kompanive. E gjitha kjo në funksion të një lidhjeje të shkurtër për korrupsion dhe veprime joligjore, e që janë alarm për Kosovën.
- Sulmet e ulëta nga militantët imagjinarë në internet, të paguar me parat e buxhetit të popullit, e tregojnë fytyrën e kësaj Qeverie. Të gjitha këto sulme vijnë si rrjedhojë e mungesës së vizionit dhe të pafuqisë me veprim qeverisës.
- Mosbuxhetimi dhe mosmiratimi i ligjit të pagave dhe lufta kundër sindikatave, poashtu është alarm në vete.
Pra mund të themi që majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin dhe Vetëvendosjen drejt luftës së klasave dhe në luftë kundër aleatëve, që nënkupton po ia vështirëson Kosovës mundësinë e ecjes përpara!
RH