“Kjo është vetëm shkalla e parë”, prokurorja Sahide Gashi paralajmëron vazhdimin e betejës gjyqësore
Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, e cila i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për rastin e Gllogjanit.
“Beteja vazhdon. Kjo është vetëm shkalla e parë. Do t’i shkojmë deri në fund”, ka deklaruar Gashi pas shpalljes së aktgjykimit.

















