Një zhvillim i papritur ka përfshirë ish-finalistin e Big Brother VIP Kosova 4, Klodin, i cili duket se ka mbetur përkohësisht pa llogarinë e tij në Instagram.
Profili i tij aktualisht shfaqet me mbishkrimin “User not found”, ndërsa ende nuk ka një sqarim zyrtar nëse bëhet fjalë për një sulm kibernetik, raportime të shumta apo një bllokim të përkohshëm nga vetë platforma.
Zhdukja e llogarisë ka ngjallur menjëherë reagime dhe shqetësim te ndjekësit e tij.
Vëmendje të veçantë ka marrë reagimi i Elijonës, e cila ka publikuar në Instastory një imazh të profilit të bllokuar të Klodit, të shoqëruar me një mesazh të drejtpërdrejtë.
“Xhelozia është sëmundje e madhe”, ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se, sipas saj, mbyllja e llogarisë mund të ketë ardhur si rezultat i raportimeve të qëllimshme nga persona ziliqarë.
Mbetet të shihet nëse Klodi do të arrijë ta rikuperojë profilin e tij dhe të sqarojë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë me llogarinë e tij në Instagram.




















