Kompania e njohur e ndërtimit, Al Trade, po vazhdon të jetë lider në transformimin urban të rajonit të Prishtinës dhe Fushë Kosovës.
Përmes projekteve gjigante që ndërthurin arkitekturën moderne me funksionalitetin, Al Trade po vendos standarde të reja në industrinë e ndërtimit dhe patundshmërive.
Në fokus të investimeve të fundit janë komplekset afaristo-banesore të Al trade, projekte që po tërheqin vëmendjen e blerësve dhe investitorëve për nga cilësia e lartë e punimeve dhe planifikimi i detajuar.
Këto komplekse nuk janë thjesht një vendbanim, por një koncept i plotë jetese. Të projektuara për t’iu përgjigjur nevojave të jetës dinamike, projektet ofrojnë tipe të
Banesave me dimensione të ndryshme Planifikimi i hapësirave të brendshme sipas nevojave tuaja, me izolim të standardeve evropiane.
Hapësira afariste:Lokale moderne të destinuara për biznese, zyra dhe shërbime që lehtësojnë jetën e banorëve.
Infrastrukturë përcjellëse:Parkingje të mjaftueshme (nëntokësore dhe të jashtme), hapësira të gjelbëruara dhe kënde lojërash për fëmijë.
Pse të zgjidhni Al Trade?
Siguria në investim, afatet e respektuara të ndërtimit dhe përdorimi i materialeve cilësore janë tri shtyllat që e bëjnë Al Trade zgjedhjen e parë për shumë familje të reja. Vendndodhja strategjike e kompleksit mundëson qasje të shpejtë si në qendrën e Fushë Kosovës, ashtu edhe në autostradat kryesore dhe kryeqytet.
Nëse jeni duke kërkuar shtëpinë tuaj të ardhshme apo një hapësirë ideale për zhvillimin e biznesit tuaj, Al Trade ofron gjithçka që ju nevojitet, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë



















