Komuna e Obiliqit çaste më parë ka lëshuar një komunikatë për gjendjen alarmante të ambientit në këtë qytezë.

Duke u bazuar në regullat dhe normat e Shkarkimeve në Ajër nga burimet e palëvizshme të ndotjes, dhe në kuadër të mbikëqyrjes së aktiviteteve me standardet dhe normat ligjore për mbrojtjen e mjedisit – ajrit, ujit, tokës dhe zhurmës, kjo komunë ka ngritur shqetësimet për gjendjen e krijuar në Obiliq, transmeton Telenews.al

Sipas faqes zyrtare të Komunës së Obiliqit, që nga data 20.08.2024 deri më datën 15.09.2024, filtrat brenda Kosovës B kanë qenë jashtë funksionit dhe gjendja në Termocentralin “Kosova B” ka pasur tejkalime enorme, për çka ka pasur raportime në media e rrjetet sociale.

Në komunikatën e Komunës së Obiliqit vlen të ceket përmendja e faktit se ndotja e mjedisit në këtë komunë është kthyer në një ndër faktorët kryesorë për shkurtimin e jetës së banorëve të Obiliqit.

”Është i madh numri i personave që u drejtohen klinikave për probleme të shumta, të shkaktuara nga tymrat apo gazrat që lëshohen çdo ditë në atmosferë. Një nga sëmundjet kryesore që sjell ndotja është tumori i mushkërive, i cili në shumicën e rasteve është vdekjeprurës. Raportimet ditore gjatë vitit 2023 tregojnë se sëmundjet e traktit respirator kanë arritur në 17,912 raste, ndërsa sëmundjet e qarkullimit të gjakut në 7,355 raste. Në Komunën e Obiliqit, mesatarisht çdo vit kemi 50 raste të reja me sëmundje kancerogjene (dg carcinoma). Ndërsa vetëm gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2024 janë realizuar 876 vizita shtëpiake te personat me sëmundje malinje (kancerogjene)”, shkruan në komunikatë.

Njoftimi i plotë i Komunës së Obiliqit:

Related Posts