Në vetëm dy orë nga hapja e shitjes së parë, janë shitur mbi 10 mijë bileta për koncertin e shumëpritur të Kanye West në Tirana, i planifikuar për muajin korrik.

Interesi i jashtëzakonshëm i publikut u reflektua menjëherë, me mijëra fansa që siguruan vendin e tyre brenda pak minutash nga hapja.

Organizatorët bëjnë të ditur se kërkesa ka tejkaluar pritshmërinë, duke e kthyer këtë koncert në një nga eventet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në vend.

Fluksi i lartë i blerjeve në fazën fillestare është një tregues i qartë i pritjes së madhe për performancën e artistit ndërkombëtar.

Shitja e përgjithshme për publikun do të nisë zyrtarisht të mërkurën në orën 12:00, ndërsa pritet një interes edhe më i lartë në këtë fazë.

Organizatorët u bëjnë thirrje të interesuarve të jenë të gatshëm në kohë, pasi biletat mund të shiten shumë shpejt.

Related Posts