Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kos ka thënë se vendimi i Gjykatës duhet të respektohet. Ajo ka theksuar se të dënuarit kanë të drejtë ta apelojnë aktgjykimin.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Gjykimi i saj duhet të respektohet dhe të dënuarit kanë të drejtë ankese”, ka shkruar Kos.

Sipas saj, rasti lidhet me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kos u ka bërë thirrje aktorëve në rajon që të kontribuojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës.

“Vetëm përmes pajtimit, vendet e rajonit mund t’i kapërcejnë ndasitë dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts