Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, ka takuar sot kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kosnetti ka thënë se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme të ketë sukses dhe të sigurojë vendin e saj si e barabartë në arenën ndërkombëtare.
“Sot gjatë ditës takova Albin Kurtin dhe ekipin e tij, pjesë e një serie diskutimesh mbi përparësitë e përbashkëta SHBA – Kosovë. Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme të ketë sukses dhe të sigurojë vendin e saj si një partner i barabartë në Evropë dhe brenda bashkësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Kosnetti në Twitter.
Ai shtoi se takimi i sotëm me Kurtin është përqendruar në investimet e energjisë.
“Diskutimi i sotëm u përqendrua në investimet e energjisë dhe diversifikimin, duke përfshirë opsione të qëndrueshme dhe të rinovueshme që do të ushqente rritjen e ardhshme ekonomike të Kosovës”, ka shtuar ambasadori i SHBA-së.