Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka bërë të ditur se Republika e Kosovës bëhet shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i pranohen angazhimet apo kerkesat në Kartën Globale për Reformën e Kujdesit për Fëmijët.
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njofton se kerkesat e saja mbi 5 angazhime kombëtare (2026–2028) të ndërtuara mbi legjislacionin ekzistues për Mbrojtjen e Familjes dhe Fëmijëve, drejtuar Qeverisë së Mbretërisë se Bashkuar, janë pranuar në tërësi.
Fushat prioritare do të fuqizohen:
Parandalimi i ndarjes fëmijë-familje
Shërbime të integruara familjare dhe komunitare
Zgjerimi i kujdesit familjar alternativ
Dixhitalizimi i sistemit të të dhënave
Forcimi i kapaciteteve profesionale
“Duke u mbështetur në praktikat më të mira globale për parandalimin e ndarjes familjare, po ndërtojmë një Kosovë ku çdo fëmijë rritet në një mjedis familjar të sigurt dhe të përkrahur”, thuhet në njoftimin e ministrisë.



















