Jeni mësuar të shihni dënime të shumta të Policisë për qytetarët, por sot në Mitrovicë ka ndodhur e kundërta, shkruan Reporteri.net.
Një qytetar i Mitrovicës i ka shqiptuar një gjobë simbolike një vetureje të Policisë pasi e kishe bllokuar hapësirën e objektit ku lajmërohen pensionistët.
Në letrën që ia la në dritare, qytetari e dënoi veturën e Policisë me 35 euro për parkim të palejuar.
Ai ka thënë se gjoba simbolike erdhi pasi vetura e Policisë kishte bllokuar një parking të dedikuar, gjë që ia kishte pamundësuar ta afrojë tek objekti gjyshin e tij 80 vjeçar që është i palëvizshëm.
“Unë sot e dergova gjyshin tim për t’u lajmëruar për penzion i cili është 80 vjeçar dhe është me aftësi të kufizuara, kjo veture e policisë na e ka pamundësuar ta dërgojmë gjyshin deri afër objektit të penzioneve”, ka thënë qytetari.
Ndryshe, ditët e fundit, Policia e Kosovës ka marrë aksion për gjoba, duke vendosur pika kontrolli në të gjitha magjistralet.