Në një komunikim publik mes gazetarësh në rrjetet sociale, gazetari Vullnet Krasniqi ka replikuar ndaj deklaratave të Berat Buzhala lidhur me ngjarjen e fundit në Drenicë.

Krasniqi ka reaguar ashpër duke thënë se “PDK dhe njerëzit e PDK-së në Drenicë janë të dhunshëm”, duke pretenduar se ndër vite janë sulmuar persona për shkak të bindjeve politike, fillimisht të lidhur me LDK-në e tash edhe me VV-në.

“Kanë rreh njerëz veç pse kanë qenë me LDK-në. Tash po rrehin pse janë me VV-në. Kaq e thjeshtë osht”, ka shkruar ai në reagimin e tij.

Nga ana tjetër, Buzhala ka mbrojtur Drenicën dhe figurat historike të saj, duke deklaruar se sulmet dhe kritikat nuk kanë të bëjnë me individë të caktuar, por me urrejtjen ndaj historisë së kësaj ane.

“Nuk e kanë me Saminë. Nuk e kanë pasë as me Thaçin. E kanë me Drenicën”, ka shkruar Buzhala.

Debati mes dy gazetarëve ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke rikthyer diskutimet për gjuhën politike dhe tensionet mes përkrahësve të partive në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts