• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kryeministri Hoti njofton disa nga masat e reja anti Covid, paralajmëron edhe të tjera në ditët në vijim

2 years më parë
në COVID-19, LAJME, LAJME KRYESORE
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

Kryeministri, Avdullah Hoti ka dal me një njoftim të ri sa i përket masave anti Covid gjatë festave të fundvitit.

Hoti ka bërë të ditur se duke parë trendin e rritjes së rasteve në Evropë, situata edhe në Kosovë pritet të përkeqësohet prandaj duhet të respektohen me përpikmëri masat.

Ai ka bërë të ditur se ka njoftuar të gjitha Ministritë për të mos lejuar mbajtjen e asnjë aktiviteti në fundvit .null

TË NGJASHME

Hoti e Murati përplasen në Komisionin për Buxhet: Kur flisni me mua bëhuni serioz, mos qeshni

8 months më parë

SBASHK: Qeveria nuk ka vullnet për marrëveshje, greva vazhdon

9 months më parë

Tutje Hoti ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë do të dalë në ditët në vijim me njoftimin për masat shtesë që do të merren.

Njoftimi i plotë:

SITUATA DHE KOORDINIMI PËR MASAT ANTI-COVID
Kemi bërë analizën e ndikimit të masave anti-covid që i kemi marrë më 11 nëntor, të cilat padyshim se kanë dhënë rezultat. Kategorizimi i komunave iu ka ndihmuar qytetarëve dhe shtabeve lokale për të menaxhuar situatën dhe për ndërmarrjen e veprimeve për të përmirësuar kategorizimin e komunës së tyre.
Tani, në prag të festave, jemi para një rreziku të përhapjes së infeksionit për shkak të lëvizjeve të mëdha të qytetarëve që ndodhin në kohë festash. Të gjithë po e shohim trendin në rritje në BE dhe rajon, ku disa vende janë mbyllur plotësisht. Kjo nënkupton se për disa javë edhe tek ne rastet do të rriten.
Prandaj, me propozim të IKSHP-së dhe në konsultim të gjerë, Ministri i Shëndetësisë do të propozojë së shpejti masat shtesë. Masat do të ndërmerren në konsultim edhe me komunat, shoqatat e bizneseve, grupet e ndryshme, si dhe partnerët dhe organizatat ndërkombëtare që po na ndihmojnë në menaxhimin e situatës. Nga muajt e verës, ne jemi duke kryer konsultime javore me partnerët dhe organizatat relevante ndërkombëtare, ku çdo të premte e vlerësojmë situatën dhe marrim rekomandime nga ta.
Në ndërkohë, kam kërkuar që sot menjëherë të ndërmerren masat në vijim:
– Të gjitha institucionet publike të ndalojnë çfarëdo organizimi për fundvit që i bëjnë zakonisht për punonjësit e institucioneve. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të përgatisin urdhëresën për këtë qëllim.
– Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkërendim me komunat, të urdhërojë menjëherë të gjitha shkollat të ndalojnë çfarëdo organizimi apo ekskursioni të nxënësve apo arsimtarëve.
– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është përgjegjëse për ngjarjet sportive e kulturore, të cilat mund të zhvillohen vetëm sipas udhëzimeve të parapara në manualin për mbrojtje nga covid19. Një komision do të funksionojnë brenda ministrisë për miratimin e ngjarjeve të tilla.
– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me AVUK-un, të inspektojë zbatimin e masave me mbështetje të policisë.
– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes ambasadave tona të njoftojë bashkatdhetarët për masat që janë në fuqi në Kosovë, si dhe kërkesat e vendeve përkatëse kur bashkatdhetarët të kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.
– Ministria e Shëndetësisë të mbajë konferencën e rregullt me medie për të informuar qytetarët me gjendjen dhe masat që duhet respektuar, në veçanti masat që do të ndërmerren për fundvit.
Në anën tjetër, Ministri Zemaj po punon shumë në sigurimin e vaksinës me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilëve u jemi borxhli përgjithmonë për mbështetjen në këtë kohë të vështirë.
Unë i ftoj të gjithë qytetarët të kenë kujdes maksimal në javët në vijim, kur virusi mund të përhapet masivisht.
Le të përgatitemi për festë në familjet tona. Të evitojmë çfarëdo ngjarje ku ka grumbullim të njerëzve. Të ruajmë nga virusi prindërit tanë, të moshuarit, ata me shëndet të dobët, të sëmurët kronik. Të ndihmojmë mjekët dhe infermierët tanë të mos kenë ngarkesë, në mënyrë që të festojnë edhe ata me familjet e tyre.

Etiketa: Avdullah HotiMasatQeveria e Kosovës
Postimi paraprak

AUI në SHBA miraton për përdorim urgjent vaksinën e kompanisë “Moderna”

Postimi tjetër

Burri i Rudina Xhungës (Dritan Hila) e quan Vjosa Osmanin-Elefant.

POSTIME TË NGJASHME

LAJME

Hoti e Murati përplasen në Komisionin për Buxhet: Kur flisni me mua bëhuni serioz, mos qeshni

8 months më parë
ARSIM

SBASHK: Qeveria nuk ka vullnet për marrëveshje, greva vazhdon

9 months më parë
LAJME

Nuk do të ketë më automjete me targa “PR”, “KM”, “GL”…,Qeveria merr vendim për largimin e tyre

11 months më parë
LAJME

Qeveria e Kosovës vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

1 year më parë
LAJME

Qeveria e miraton projektligjin për pagën minimale

1 year më parë
LAJME


Garancia për njohjen reciproke, BE-ja s’e komenton deklaratën e Hotit – çfarë kishte thënë Lajçak

1 year më parë
EKONOMI

Qeveria merr vendim të mos shiten asetet e AKP-së që do të kalojnë në Fondin Sovran

1 year më parë
ARSIM

Rritja drastike e rasteve me Covid- 19: Ky është vendimi i Qeverisë për shkollat

1 year më parë
Postimi tjetër

Burri i Rudina Xhungës (Dritan Hila) e quan Vjosa Osmanin-Elefant.

Publikohen pamje të rralla nga takimet e Ibrahim Rugovës me Adem Jasharin dhe Albin Kurtit

Valon Syla për mërgimtarët: Knaqnu e mos na teshni se për veti jeni ardhë!

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Von Cramon ia kthen Bërnabiqit: Sjellje e paqytetëruar

May 28 2023

Kongresmeni Torres mbron Kosovën: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës

May 28 2023

E konfirmuar: Përballën përsëri dy legjendat Fury me Joshuan, ja kur do të zhvillohet meçi

May 27 2023

Rron Gjinovci, ambasadorit amerikan: A po mendoni se hajmë bari a?

May 26 2023

Deputeti i Vetëvendosjes: Serbët në Kosovë kanë nevojë të çlirohen nga diktati i Beogradit

May 26 2023

MË TË LEXUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.