Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, po vazhdon me fushatën e tij politike duke përdorur emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirë po i njëjti pak muaj më parë e postonte hartën e Europës ku shteti i Kosovës ishte nën Serbi.
Rama ka kohë që po merret intenzivisht me ermin e UÇK’së në llogarinë e tij në Facebook, por edhe nëpër studio televizive.
Madje ai po akuzon edhe opozitën për bashkëpunim kundër luftës së UÇK’së. Lulzim Basha i PD’së është bërë objekt i një fushate të egër nga Edi Rama që e akuzon për tradhëti ndaj Kosovës.
Së fundi Rama postoi foton e emblemës së djegur të UÇK’së në Graqanicë. Aty duket fytyra e Adem Jasharit në sfond.
Mirëpo Edi Ramës, nuk i kishin bërë fare përshtypje reagimet e bëra për hartën e publikuar nga ky i fundit ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë, derisa nuk e ka marrë as mundin që të sqarojë krejt këtë skandal.
Për më shumë se pesë orë, në faqen zyrtare në Facebook të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, qëndroi një video në të cilën proklamohej një hartë ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë.