Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese i ka dërguar letër urimi Albin Kurtit pas emërimit kryeministër i vendit, raporton Gazeta Express.
Në njoftimin e Qeverisë, thuhet se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama Hajrizi, përmes një letre ka shprehur urimet e saj me rastin e zgjedhjes së Albin Kurti, Kryeministër të Republikës.
Në letër urim thuhet se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe ajo personalisht, e mirëpresin bashkëpunimin e ndërsjellë në forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit.
Letra që Kryetarja e Gjykatës i dërgoi Kurtit: