Pasi Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Këshilli i BE-së dhe Komisioni i BE-së duhet të veprojnë që t’i dhënë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.
Përmes një postimi në twitter Kurti ka mirëpritur votat e sotme të shumicës dërrmuese në Parlamentin Evropian për mbështetjen e Kosovës në liberalizimin e vizave.
““Mirëpres votën e sotme të shumicës dërrmuese nga Parlamenti Evropian në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Këshilli Evropian duhet të ndjekë vullnetin e Komisionit Evropian dhe të shumicës së Parlamentit Evropian që të përfundojë izolimin e padrejtë për qytetarët e Kosovë”, ka shkruar Kurti.
Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.
Ajo ka kërkuar edhe njëherë që Këshilli i BE-së të veprojë dhe të liberalizojë vizat që ka premtuar për Kosovën.