Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti i Republikës së Armenisë, Vahagn Khachaturyan, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Jerevan.

Sipas njoftimit të publikuar nga Kurti në rrjetin social Facebook, ai është mirëpritur në pritjen zyrtare nga kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, si dhe nga kryetari i Kuvendit armen, Alen Simonyan.

Gjatë mbrëmjes, Kurti ka zhvilluar bashkëbisedime me liderë dhe përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse, ku janë shkëmbyer ide dhe qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale në Evropë dhe më gjerë, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Në kuadër të këtyre takimeve, Kurti ka biseduar me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, zëvendëspresidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović, kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirlioğlu, kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot Zamora, anëtarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Beçiroviq, si dhe kryeministren e Lihtenshtajnit, Brigitte Haas.

Kurti ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes ka pasur edhe takime me liderë të tjerë evropianë, në kuadër të agjendës së Samitit EPC.

Related Posts