• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kurti për “Der Standard” jep disa detaje të planit franko-gjerman dhe tregon çfarë foli me Vuçiqin për Asociacionin

3 weeks më parë
në LAJME, LAJME KRYESORE
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

Kryeministri Albin Kurti ka treguar për gazetën austriake, Der Standard diçka nga propozimi franko-gjerman për arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe për disa biseda që i kishte pasur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq rreth Asoaciacionit të komunave me shumicë serbe, përcjell Gazeta Express.

I pyetur se cila do të ishte pjesa më e rëndësishme e një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë, Kurti tha se në propozim ka edhe diçka nga marrëveshja e dy Gjermanive e vitit 1972.

“Në propozim janë përfshirë disa nga paragrafët e marrëveshjes gjermano-gjermane të vitit 1972. Por Willy Brandt shkoi paraprakisht në Varshavë dhe kërkoi falje. Dhe marrëveshja ishte e mundur sepse dy Gjermanitë morën një vend në OKB nëntë muaj më vonë. Por me Rusinë dhe Kinën, ne nuk kemi një shans të tillë. Por bëhet fjalë edhe për faktin se pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën duhet të jenë gjithashtu aty”, ka thënë Kurti.

TË NGJASHME

Kjo deklaratë e Osmanit nuk do t’i pëlqejë kryeministrit Kurti

4 months më parë

Skenarë të mundshëm të finales Kosovë-Serbi, parashikuar nga 13 ekspertë

4 months më parë

Atmosfera është shumë pozitive, tha Kurti, por shtoi se “nuk ka hapa konkretë” për njohjen nga kërto pesë vende, me përjashtim të Greqisë.

Ai foli gjatë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Fillimisht e shpjegoi qëndrimin e tij tashmë të njohur se atë s’e lejon Kushtetuta, duke cituar paragrafin e parë të planit të Ahtisaarit se “Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike”.

“Kur bëhet fjalë për Asociacionin Serb të Komunave, dua t’i referohem edhe Bosnjë-Hercegovinës. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një asociacion; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën”, tha ai.

Ai tha se “nuk kam frikë”, sepse tha se e di se kjo “është një qëllim shumë i qartë” i Serbisë.

Kurti dha detaje edhe nga një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiqit i thashë se kam krijuar përshtypjen se ai nuk e dëshiron asociacionin e komunave, sepse nuk mund të duash asociacion të komunave dhe ta thuash çdo javë: Nuk do ta njoh shtetin e Kosovës. Ju nuk mund të shërbeni një makiato kafeje pa një filxhan kafeje. Por të drejtat e pakicave janë një pjesë shumë e rëndësishme e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë. Pra, kur të arrijmë në atë pikë, Serbia mund të bëjë një propozim se si ta zgjidhë atë. Po kështu do të mund të bëjmë propozime për çështje që i konsiderojmë të rëndësishme për pakicat në Serbi”, tha Kurti.

Tani, duke ndjekur planin e Francës dhe Gjermanisë, ai tha se “kemi hyrë në një fazë të re”.

“Në plan ka një paragraf për të drejtat e atyre që nuk i përkasin shumicës. Ju mund ta përfshini atë në këtë paragraf. Dhe brenda bisedimeve të normalizimit të plotë, ne mund të flasim për këtë”, tha ndër tjerash kryeministri i Kosovës.

Ai tha se po bashkëpunon ngushtë me ndërkombëtarët, por tha se “nuk ndjej se më trajtojnë njësoj”.

“Perëndimi ka njëfarë frike nga potenciali destabilizues i Serbisë – dhe nga ana tjetër, ekziston naiviteti të mendosh se Serbia mund të detyrohet të kthehet përsëri në Perëndim së shpejti”, tha Kurti.

Etiketa: Albin KurtiDialogu Kosovë-Serbi
Postimi paraprak

Doktorët që lanë Gjermaninë për tu kthyer në Kosovë

Postimi tjetër

Sëmundja e Luizit e trashëguar nga i ati? Gazetarja jep detaje : Shumë personazhe e dinin që ishte i sëmurë

POSTIME TË NGJASHME

LAJME

Kjo deklaratë e Osmanit nuk do t’i pëlqejë kryeministrit Kurti

4 months më parë
LAJME

Skenarë të mundshëm të finales Kosovë-Serbi, parashikuar nga 13 ekspertë

4 months më parë
LAJME

Kryeministri Kurti pret që Gjermania dhe Franca të ndihmojnë në marrëveshjen finale Kosovë – Serbi

5 months më parë
LAJME

Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për qarkullim me letërnjoftime

5 months më parë
LAJME

Escobar dhe Lajçak vizitojnë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin

5 months më parë
LAJME

Përfundon raundi i parë, pritet vazhdim i takimit Kurti- Vuçiq, në selinë e BE-Ssë edhe Escobar

6 months më parë
LAJME

Kurti nga Brukseli: Dëshirojmë marrëdhënie reciproke

6 months më parë
LAJME

Miroslav Lajçak: Kryeministri Kurti erdhi me qëndrime të forta, na u desh kohë që të ulemi në tavolinë

7 months më parë
Postimi tjetër

Sëmundja e Luizit e trashëguar nga i ati? Gazetarja jep detaje : Shumë personazhe e dinin që ishte i sëmurë

Bëhen publike analizat e Luizit, përgjigjet tregojnë se këngëtari ka disa probleme

Viti 2023 do të sjellë lumturi për këto dy shenja të zodiakut

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Kryeministri Kurti: Me sistem të ri të pagave ka barazi dhe ndershmëri në mes të kategorive

February 1 2023

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro

February 1 2023

Shenjat e Horoskopit që janë liderë të lindur, u pëlqen të dominojnë në çdo gjë…

January 31 2023

Pasi e rriti tatimin në pronë, Murati lozë heroin- Komentuesit e grijnë: Lej foret, mashtrues, lej përrallat

January 28 2023

Qytetarët i ankohen, Rama thotë se Qeveria e ka fajin për shtrenjtimin e tatimit në pronë

January 24 2023

MË TË LEXUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.