Deputetja Mimoza Kusari Lila ka thënë se paratë që janë marrë nga Thesari i Shtetit duhet të kthehen.
Ajo në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se kanë kaluar më shumë se një muaj që janë zhdukur 2.1 milionë euro nga Thesari ndërkohë që ende nuk ka asgjë konkrete.
“Po të shkoni në secilën bankë sot, e pyesni ata ju tregojnë. Kur kryhet një transaksion, e posaçërisht një transaksion prej institucioneve, atëherë ekziston mundësia e rikthimit të fondeve apo anulimit. Ne nuk e kemi parë këtë. Paratë kanë humbur. Askush nuk ka marrë përgjegjësi ndërsa askush nuk është arrestuar”, thotë ajo.
“Hoti deklaroi “s’keni parë gjë akoma”, ditën tjetër u vodhën 2.1 milionë. Me të vërtetë nuk kishim parë asgjë. Ndodhën edhe skandalet tjera një pas një”, shtoi ajo.