Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Hamza ka pasuar Memli Krasniqin, pas dorëheqjes që ky i fundit ofroi ditë më parë.

Zgjedhja e Hamzës u bë pak me parë në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, kush është kryetari i ri i PDK-së?

Hamza ka lindur në Skenderaj, megjithatë karrierën politike ai e ka zhvilluar kryesisht në Mitrovicë të Jugut dhe në Prishtinë.

Ai ka ushtruar disa pozita përgjatë karrierës së tij politik. Ka qenë deputet, ministër, kryetar komune e guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.

Si ministër, ai ka qenë në krye të Ministrisë së Financave në dy mandate.

Fillimisht këtë pozitë ka ushtruar gjatë qeverisjes së Thacit përgjatë viteve 2011-2014. Mandat gjate të cilët, Hamzës i atribuohen merita për rritjen e pagave.

Pas kësaj, Hamza ka qenë guvernator i BQK’së. Pozitë të cilën ai ka mbajtur për disa vite.

Hamza, pas BQK-së është emëruar serish ministër i Financave, në qeverisjen e Ramush Haradinajt, gjatë viteve 2017-2019.

Pas kësaj, Hamza ka ushtruar edhe pozitën e kryetarit të komunës. Si udhëqes komunal në Mitrovicë, Hamza ka qenë gjatë viteve 2021-2024.

Përveç këtyre, Hamza ka qenë edhe kandidat i PDK’së për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku ai arriti të marr gati 200 mijë vota. Kjo, për shumë kë u pa si sukses.

Pas zgjedhjes kryetar, Hamza pritet të jetë serish kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet që dukën të jenë të pashmangshme në fund të vitit.

Related Posts