• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kush është Edith Harxhi, gruaja që me shumë gjasa do t’i marrë vendin Bashës?

2 years më parë
në LAJME, LAJME KRYESORE
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

Edith Harxhi është zyrtarisht rivalja e dytë e Lulzim Bashës për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, në zgjedhjet që do të zhvillohen më 13 qershor.

Por kush është zonja Harxhi? Ajo ka studiuar në Universitetin e Edinburgut, Britani e Madhe dhe është diplomuar me Bachelor of Arts në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Edith Harxhi drejton organizatën “think tank” të pavarur “Albanian Policy Center”, e cila merret me hartimin e politikave, analizave dhe kërkimeve mbi çështjet ndërkombëtare, politikën e jashtme dhe qeverisjen shqiptare, sigurinë dhe marrëdhëniet midis vendeve të Evropës Juglindore dhe marrëdhëniet e tyre evropiane dhe trans-Atlantike.

TË NGJASHME

Larg duart nga Kosova, Alexander Vuçiç!

2 years më parë

Në vitet 2005-2013, ajo ka shërbyer si zëvendësministre e Jashtme. Ndërsa mbante këtë post, ajo ishte përgjegjësi për diplomacinë shumëpalëshe dhe marrëdhëniet me organizatat ndërkombëtare, si me NATO-n dhe procesin e integrimit. Gjithashtu, ishte përqendruar edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me shtetet e tjera të Europës Juglindore dhe shqiptarët e rajonit. Harxhi ka qenë e dërguara speciale e qeverisë shqiptare në shumë kryeqytete të botës dhe organizata ndërkombëtare me qëllim që të lobonte për pavarësinë e Kosovës.

Nga viti 2003 deri në vitin 2005 ajo ka punuar si këshilltare ndërkombëtare e UNDP-së, duke këshilluar Kryeministrin e Kosovës për çështjet e sigurisë dhe krijimin e Zyrës së Sigurisë Publike. Ajo gjithashtu shërbeu në Zyrën e UNMIK-ut për Çështje Gjinore dhe bashkëhartoi në partneritet me grupet e grave nga parlamenti dhe shoqëria civile, Ligjin e parë të Barazisë Gjinore të Kosovës.

Zonja Harxhi flet rrjedhshëm anglisht, turqisht, italisht, si dhe frëngjisht.

Teksa shpalli kandidaturën për kryetarin e Partisë Demokratike, Harxhi u shpreh: “Duhet të jetë një garë e hapur, transparente dhe e barabartë. Deri tani nuk është një garë e tillë. Shpresojmë shumë që PD-ja të rikthehet në vlerat që ka pasur, të konkurrencës së barabartë dhe të transparencës”, tha zonja Harxhi. “Ky është një moment mjaft i vështirë për Shqipërinë, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Dhe mendojmë që ajo që ofroj unë dhe ne si grup është një reformim i thellë i PD-së mbi idealet e vitit 1990-91, PD ka nevojë për një fillim të ri sa më parë”.

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike do të mbahen më 13 qershor.

Etiketa: Edith Harxhi
Postimi paraprak

Çfarë po ndodh në Serbi? Bëhen publike pamjet e ushtrimeve ushtarake të forcave serbe e ruse në Serbi

Postimi tjetër

Blen mjaltë online për djalin me kancer, por kur merr porosinë burri nga Vlora sheh…

POSTIME TË NGJASHME

LAJME

Larg duart nga Kosova, Alexander Vuçiç!

2 years më parë
Postimi tjetër

Blen mjaltë online për djalin me kancer, por kur merr porosinë burri nga Vlora sheh…

Arrestohet një doktor në Gjilan, pas rastit së vdekjes së një foshnje gjatë procesit së lindjes

URIME!! Biden i bënë presion Greqisë ta njoh Kosovën

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Von Cramon ia kthen Bërnabiqit: Sjellje e paqytetëruar

May 28 2023

Kongresmeni Torres mbron Kosovën: Zhgënjyese që Sekretari Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës

May 28 2023

E konfirmuar: Përballën përsëri dy legjendat Fury me Joshuan, ja kur do të zhvillohet meçi

May 27 2023

Rron Gjinovci, ambasadorit amerikan: A po mendoni se hajmë bari a?

May 26 2023

Deputeti i Vetëvendosjes: Serbët në Kosovë kanë nevojë të çlirohen nga diktati i Beogradit

May 26 2023

MË TË LEXUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.