Rusia dëshiron të deklarojë ish-presidentin ukrainas, Vikor Yanukovych, si udhëheqësin e ri të vendit.
Yanukovych, i preferuari i Kremlinit, u rrëzua nga pushteti pas protestave të viteve 2013-2014. Pas largimit nga pushteti, Yanukovych u vendos në Rusi. Ai ndodhet tani në Minsk, Bjellorusi, sipas gazetave ruse.
Kremlini mund të jetë duke përgatitur një operacion mediatik për ta risjellë Yanukovych sërish në Ukrainë. Në janar, inteligjenca perëndimore pohoi se Moska ka në plan vendosjen e një regjimi kukull në Kiev.
Yanukovych ka shërbyer si presidenti i katërt i Ukrainës nga viti 2010 deri në rrëzimin e tij nga pushtetit pasi refuzoi të nënshkruante marrëveshjen e Asosacionit të Ukrainës me Bashkimin Europian. Më parë ai ka qenë edhe kryeministër i Ukrainës, në periudhën 2002-2005 dhe 2006-2007.