Starlight e Rolls-Royce është bërë një fenomen, por një klient vendosi ta çojë situatën në ekstrem.

Modeli që rezultoi është Cullinan Cosmos, i cili është automjeti i parë i kompanisë që ka tavanin e pikturuar me dorë.

Rolls-Royce tha se modeli ishte pikturuar tërësisht me dorë nga një prej artistëve të tyre të brendshëm dhe u deshën mbi 160 orë për ta krijuar.

Është e lehtë të kuptohet pse, pasi “formacionet e ndritshme të reve” kërkonin “më shumë se 20 aplikime të njëpasnjëshme të bojës akrilike dhe një shumëllojshmëri furçash”.

Përveç tavanit tërheqës, crossove ultra-luksoz ka ulëse lëkure Charles Blue dhe Grace White me qepje.

Pjesa e jashtme duket relativisht e thjeshtë në krahasim, por ka një bojë Arabescato Pearl që kujton “shkëlqimin e butë të dritës së hënës në qiellin e mesnatës”.

Versioni i veçantë Rolls-Royce ka një motor V12 me dy turbo 6.75 litra që prodhon 563 kuaj fuqi dhe është i lidhur me një transmision automatik me tetë shpejtësi dhe një sistem standard me tërheqje në të gjitha rrotat.  

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles
Check latest article from this author !
4 manifestimet që duhet të bëni në ditëlindjen tuaj çdo vit
Ngjarjet e datës 12 shkurt

Ngjarjet e datës 12 shkurt

February 12, 2026
Moti në Kosovë – 12 Shkurt 2026
Horoskopi i Ditës – 12 shkurt 2026

Related Posts