Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri, ka bërë të ditur se do të dhurojë 5 mijë euro për ndërtimin e shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në Prishtinë.

Labi e cilësoi si “lajm shumë të mirë” iniciativën për ngritjen e shtatores dhe shprehu respekt për kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke theksuar se kjo vepër historike po realizohet gjatë mandatit të tij.

“Kam shkruar disa herë, duke pyetur pse Prishtina ende nuk e ka një shtatore të komandantit legjendar Adem Jashari. Për mua, ajo është dashur të ngrihet që në ditët e para të lirisë. Popull i dashur, shumë herë kam dhuruar para për shtatore të dëshmorëve e veteranë aq sa kam pasur mundesi dhe nuk i kam bërë publike ato ndihma me emra se nuk ben. Por nëse hapet një fond për shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë, unë ndaj me zemër 5.000 euro nga puna ime e këtij sezonit tim si fillim”, ka shkruar mes tjerash ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts