Juventusi nuk do ta ketë në dispozicion yllin e skuadrës Kenan Yildiz për ndeshjen e fundit të sezonit kundër Torinos. Kështu kanë raportuar të shtunën mediumet italiane.

Talenti turk ka pësuar lëndim në pulpë dhe do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Torinos të dielën nga ora 20:45.

Është ndeshja e fundit e sezonit dhe Juventusi synon Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër. Juventusi është i gjashti me 68 pikë, sa ka edhe Como në pozitën e pestë.

21-vjeçari i ka shënuar dhjetë gola dhe shtatë asistime në 36 paraqitje në Serie A.

Ai të premten e fitoi çmimin “ylli në ngritje i Serie A”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts