Të dy u panë duke ardhur bashkë në event, të veshur me kombinime të zeza elegante.
Yamal është parë edhe më herët në publik me Inesin. Së fundmi, ata u fotografuan gjatë një udhëtimi në Greqi, ndërsa kjo paraqitje së bashku duket se konfirmon se ai është në një lidhje serioze me modelen.
Fotot dhe videot nga mbrëmja u përhapën shpejt në internet, duke treguar Lamine Yamal dhe Ines Garcia së bashku, teksa sulmuesi i ri e prezantoi hapur atë me rrethin shoqëror të skuadrës.
Ines Garcia tërhoqi vëmendjen me një fustan të gjatë të zi dhe elegant nga Kaoa, i cili kishte detaje të rafinuara në pjesën e shpinës që i jepnin pamjes një prekje glamuroze dhe të veçantë.