Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në turneun prestigjioz Qingdao Grand Prix 2026, të zhvilluar në Kinë, pas një paraqitjeje të shkëlqyer gjatë gjithë garës.
Fazliu e nisi garën me fitore bindëse ndaj gjermanes Sara-Joy Bauer, të cilën e mposhti me tre Yuko. Në raundin e dytë, ajo vazhdoi formën e mirë duke triumfuar me Ippon ndaj turkes Ozlem Yildiz.
Në gjysmëfinale, xhudistja kosovare u ndal nga japonezja Narumi Tanioka, e cila fitoi me Yuko, duke ia mohuar mundësinë për finalen e madhe.
Megjithatë, Fazliu reagoi fuqishëm në repasazh. Ajo mposhti italianen Thauany David Capanni Dias me Yuko, duke siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.
Në duelin vendimtar për medalje, Laura Fazliu tregoi sërish cilësinë e saj, duke triumfuar ndaj bjelloruses Yana Makretskaya me Waza-ari dhe duke e mbyllur turneun me medaljen e bronztë.
Ky rezultat përbën një tjetër sukses të rëndësishëm për xhudon kosovare në arenën ndërkombëtare, duke konfirmuar vazhdimësinë e rezultateve të larta të sportistëve të Kosovës në garat elitare.




















