Pas 17 vitesh, Lidhja Demokratike e Kosovës ka rihapur zyrën e saj në Skenderaj, në një organizim ku morën pjesë drejtues të partisë, anëtarë dhe mbështetës të shumtë.
Nga përfaqësuesit e LDK-së u tha se rihapja e zyrës synon shtrirje dhe organizim më të madh të partisë në këtë komunë.
Njëherësh, në këtë organizim ishte i pranishëm edhe Gani Geci, i cili foli për Klan Kosova lidhur me rëndësinë e rikthimit të LDK-së në Skenderaj.
“Që nga viti 1989 këtu është hapur zyra e parë, ndërsa nga viti 2006 janë mbyllur zyrat pasi kishte ndodhur një thyerje, e cila kishte lënë pasoja. Tani është rihapur zyra e LDK-së dhe kjo rihapje do të thotë shumë për Drenicën”, tha ai mes tjerash.











