Sony ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Kaliforni kundër Tencent, duke akuzuar kompaninë kineze për kopjim të lojës së saj Horizon.

Sipas padisë, loja Light of Motiram është një “kopje e ngjashme” me Horizon Zero Dawn dhe Horizon Forbidden West.

Sony pretendon se Tencent filloi zhvillimin e lojës pa dijeninë e saj dhe më pas i ofroi një bashkëpunim për një lojë të re Horizon, të cilën Sony e refuzoi.

Megjithatë, Tencent vazhdoi me zhvillimin e Light of Motiram, duke përdorur materiale promovuese shumë të ngjashme me ato të Horizon.

Padia thekson se loja përmban elementë që mund të krijojnë konfuzion te lojtarët, të cilët mund ta mendojnë atë si pjesë të serisë Horizon.

Sony kërkon ndalimin e lansimit të lojës dhe kompensim për shkeljen e të drejtave të saj.

Related Posts