Të enjten rreth orës 20:00, si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes disa personave, është përdorur edhe thika.
Për pasojë, sipas Policisë së Kosovës, tre persona kanë pësuar lëndime, kurse dy janë arrestuar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, së bashku me tre të dyshuar të tjerë, të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur, kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) katër viktimat meshkuj kosovarë”, tha Policia në raportin 24-orësh.
Sipas njoftimit, të lënduar kanë mbetur njëri nga të dyshuarit dhe dy viktimat, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është hapur si “Lëndim i rëndë trupor”.






























