Gjykata Themelore në Mitrovicë ka marrë vendim për lirimin e dhjetë të dyshuarve për manipulim të numërimit me vota në rajonin e Mitrovicës.

Siç mëson Kosova Press, gjykata ka liruar duke mos ngarkuar me asnjë masë të dyshuarit, për të cilët sot është mbajtur seancë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë dje kishte paraqitur kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë personave të dyshuar për manipulim të numërimit me vota gjatë procesit të numërimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Ndërkohë, Prokuroria kishte intervistuar të shtunën 43 kryesuesë të Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, derisa 34 prej tyre ishin dërguar në mbajtje 48-orë.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Related Posts