Manchester City ka nisur të planifikojë përforcimet për sezonin e ri, ndërsa emri i Pedro Netos të Chelseat është shfaqur si një nga objektivat kryesorë të klubit anglez.

Sipas raportimit të “Daily Mail”, drejtuesit e Cityt po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të sulmuesit portugez, i cili do të ribashkohej me trajnerin Enzo Maresca, pas bashkëpunimit të tyre te Chelsea.

Përveç Netos, në listën e klubit janë edhe talenti i Leipzigut, Yan Diomande, si dhe Ibrahim Mbaye. Manchester City synon të shtojë alternativat në repartin ofensiv pas ndryshimeve të mëdha në skuadër.

Megjithatë, transferimi i Netos nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Chelsea thuhet se kërkon rreth 75 milionë funte për kartonin e 25-vjeçarit.

Në repartin e mbrojtjes, City tashmë ka afruar Marc Guehin për të mbuluar largimin e John Stones, ndërsa Vitor Reis është rikthyer pas huazimit te Girona. Alternativat në krahun e majtë mbeten Nico O’Reilly, Rayan Ait-Nouri dhe Josko Gvardiol.

Në mesfushë, klubi po përgatitet edhe për mundësinë e largimit të Rodrit, i cili vazhdon të lidhet me një transferim te Real Madridi. Në këtë rast, Moises Caicedo përmendet si një nga emrat që do të përshtatej në skemat e Marescas, edhe pse një marrëveshje me Chelsean vlerësohet e vështirë për t’u realizuar.

Raportimet flasin edhe për interesimin e Cityt për rikthimin e Cole Palmerit në “Etihad Stadium”, ndërsa Joao Pedro shihet si një alternativë për repartin ofensiv, pas paraqitjeve jo bindëse të Omar Marmoushit sezonin e kaluar.

Manchester City pritet të jetë një nga klubet më aktive në javët e mbetura të afatit kalimtar, me synimin për të ndërtuar një skuadër konkurruese për të gjitha garat në sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts