Lugina e Vdekjes në Kaliforni, SHBA, një nga vendet më të nxehta dhe të thata në Tokë, arriti temperatura rekord këtë fundjavë, shumë afër lartësive në botë.
Vendi më i nxehtë në botë është më i nxehtë se kurrë më parë, të paktën në kuptimin e temperaturave të regjistruara në kohët moderne. Lugina e Vdekjes, në Kaliforni, regjistroi temperaturën prej 54.4 gradësh celcius të premten dhe 54.1 gradë celcius të shtunën, sipas shërbimit kombëtar të Motit. Këto temperatura vijnë ndërsa Lugina e Vdekjes dhe zona të tjerë në pjesën perëndimore të shteteve të bashkuara të amerikës, vazhdojnë të mbeten nën një të nxehtë përvëlues. Temperatira e regjistruar të premten, sidoqoftë, është e baranartë me atë të regjistruar në gusht të 2020-ës. Por ekspertët presin, që duke qenë se jemi ende në korrik, ky rekord me siguri do të thyhet. E nëse kjo do të ndodhë, atëherë temperatura do të jetë më e larta e regjistruar ndonjëherë mbi glob.
“Në kohët moderne, temperatura më e lartë e regjistruar është shënuar pikërisht këtu në luginën e vdekjes, 54.4 gradë celcius”, tyhotë Kris Outler, meteorolog në Las Vegas.
Ndërkohë, disa vëzhgues të motit, flasin për një temperaturë prej 56.6 gradësh celcius të regjistruar në Death Valley në 10 korrik 1913, por regjistrimi nuk është i konfirmuar sidoqoftë. Parashikuesit e motit sidoqoftë, presin që temperaturat në ditët në vijim ti afrohen ose ta thyejnë atë rekord.
Ata thonë se temperatura ekstreme do të shënohen në shtetet e kalifornisë dhe Nevadës, e kjo vetëm pak javë pas valës së rrezikshme të të nxehtit që përfshiu amerikën veriore dhe që mori shumë jetë njerëzish. Miliona njerëz në shba janë nën paralajmërime për të nxehtë ekstrem ndërkohë që zyrtarët këshillojnë konsumin e sa më shumë uji dhe qëndrimin në ambjente me ajër të kondicionuar.