Analistja Luljeta Aliu në një shkrim në Facebook, thotë se mendon që kolegu (Ardian Kastrati) e ka përdorur emrin ‘Krilevë’ që është fshat në Gollak e jo Kralevën.
Ajo thotë se pas deklaratës së mbrëmshme, po merr shumë linçime.
Ajo thotë se ‘nga thellësia e shpirtit iu kërkon falje njerëzve që i ka lënduar”
Shkrimi i plotë:
Krileva është fshat në Gollak. Në momentin kur e përdori kolegu si ofendim, kisha bindjen se po ofendon qytetarët tanë, të Kosovës. Dhe natyrisht reagova. Mirëpo, duke menduar se po i mbroj qytetarët kosovarë, reagova shpejt dhe tani po i barti pasojat. Mbrëmë flisnim për linqime. E kjo që po ndodhë tani në rrjete sociale ndaj gabimit tim është linqim.
Mua më vie tepër keq dhe vërtetë më ka munduar gjithë natën idea, se njerëzit mund të mendojnë se e mbroj Kralevën e Serbisë, aq më tepër kur është fjala për Drenicë. Për mua, Drenica është djepi që ka lindur shumë heronjë dhe ka sakrifikuar veten për Kosovën. Është vend i shenjtë. Aq më shumë kur atje u sakrifikua Adem Jashari me familje për lirinë tonë. Por gabimi që më ndodhi, pa qëllim dhe pa vetëdije, tani po keqpërdoret me qëllim.
Unë, nga thellësia e shpirtit, ju kërkoj falje njerëzve që i kam lënduar. Asnjëherë nuk ka qenë mendimi im të ofendoj qytetarët tanë. Ju e dini se nuk jam person që ofendon të tjerët. Qëllimi ishte të ju dal në mbrojtje qytetarëve. Mirëpo, tani, sigurisht që kjo përdoret kundër meje nga kundërshtarët, duke e fryrë dhe duke më demonizuar mua.
Kush më njeh, e di që kjo ishte e paqëllimshme. Për të tjerët më vie keq! Ndërsa ata që kanë qenë në pritje të një gabimi për të më kryqëzuar, tani e kanë mundësinë.
Gjithsesi, të gjithëve ju uroj një ditë të mbarë!