Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK), që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), gjatë periudhës janar-prill 2026 janë regjistruar 4,699 biznese të reja, ndërsa janë shuar 477 biznese.
Sipas të dhënave zyrtare, nga bizneset e reja të regjistruara, 1,119 janë biznese individuale, 3,561 Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, 12 degë të shoqërive të huaja, 6 shoqëri aksionare dhe 1 zyrë e përfaqësisë së huaj.
Ndërkaq, gjatë së njëjtës periudhë janë shuar 371 biznese individuale, 99 Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, 6 degë të shoqërive të huaja dhe 1 ortakëri e përgjithshme.
Nga MINTI dhe ARBK është theksuar se institucionet mbeten të përkushtuara në mbështetjen e bizneseve, duke garantuar cilësi, shpejtësi dhe përkushtim në çdo shërbim për komunitetin e biznesit në Kosovë.




















