Kombëtarja e Meksikës e ka nisur me fitore Kampionatin Botëror 2026.

Në shtëpinë e saj, bashkëorganizatorja e turneut (së bashku me SHBA-në dhe Kanadanë), Meksika mposhti 2-0 Afrikën e Jugut në stadiumin “Azteca”, në një ndeshje të tensionuar që u karakterizua me tre kartonë të kuq.

Serinë e golave e hapi Julián Quiñones në minutën e 9-të të takimit, duke i dhënë avantazhin vendasve.

Pjesa e parë u mbyll me dominim të Meksikës, por pa ndryshim tjetër në rezultat.

Në minutën e 49-të, Afrika e Jugut mbeti me një lojtar më pak, pasi Yaya Sithole u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje si lojtar i fundit.

Në minutën e 67-të, Raúl Jiménez shënoi golin e dytë për Meksikën, duke realizuar me kokë.

Më pas, Afrika e Jugut mbeti me nëntë lojtarë, pasi Themba Zwane u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

Edhe Meksika përfundoi ndeshjen me një lojtar më pak, pasi César Montes u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0 për Meksikën, e cila kryeson Grupin A me tri pikë.

Ndeshja tjetër e grupit luhet në orën 04:00 (me kohën lokale), mes Koresë së Jugut dhe Çekisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts