• PËR NE
  • MARKETING
  • RAPORTO
  • KONTAKTI
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Rilindja Shqiptare
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Mësimdhënësit rrisin pagat, por do të mbeten pa nxënës

4 weeks më parë
në ARSIM
Share on FacebookShare on TwitterWhatsapp

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Maqedoninë e Veriut thotë se ka arritur t’i përmbushë kërkesat e mësimdhënësve për rritjen e pagave prej 15 për qind dhe zbatimin e marrëveshjeve.

Marrëveshja me Qeverinë është arritur pas një greve të përgjithshme që ka zgjatur rreth tri javë.

Në Maqedoninë e Veriut, në arsimin fillor janë të punësuar rreth 20,000 mësimdhënës, ndërsa rreth 8,000 janë në arsimin e mesëm dhe më shumë se 5,000 në kopshte.

TË NGJASHME

“Do të kap për fyti”, dalin incizimet ku profesoresha dhe këngëtarja shqiptare Besiana Mehmedi e kërcënon studentin

2 months më parë

Rritja drastike e rasteve me Covid- 19: Ky është vendimi i Qeverisë për shkollat

5 months më parë

Paga mesatare e arsimtarëve në sistemin parashkollor dhe fillor sillet në rreth 21,600 denarë (350 euro), ndërsa në arsimin e mesëm 22,500 denarë (365 euro).

Nënkryetari i Sindikatës, Tafa Ameti, thotë për Radion Evropa e Lirë se arsimi në Maqedoninë e Veriut përballet edhe me sfida tjera, si uljen e numrit të nxënësve, por edhe rënien e cilësisë në mësim.

Sipas tij, për shkak të largimit të shumë familjeve nga Maqedonia e Veriut, 2,640 mësimdhënës kanë mbetur pa orë mësimore kështu që pritet t’i humbin vendet e tyre të punës.

Radio Evropa e Lirë: Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) ka aprovuar marrëveshjen me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale lidhur me kërkesat për rritjen e pagave dhe marrëveshjet kolektive në shkolla dhe kopshte. Sa i ka përmbushur kërkesat e Sindikatës kjo marrëveshje?

Tafa Ameti: Në bazë të të dhënave që i grumbulluam nga të gjitha rajonet, janë gjithsej 20 rajone, në mbledhjen e përgjithshme i dhamë mbështetje kreut të sindikatës që të nënshkruajë marrëveshjen e arritur me ministritë përkatëse. Në bazë të kësaj, pjesa dërrmuese e anëtarëve të sindikatës sonë janë të kënaqur me këtë që është arritur.

Radio Evropa e Lirë: Sindikata kërkonte një rritje të pagave prej 18.4 për qind në kopshte, si dhe në arsimin fillor dhe të mesëm, por edhe respektimin e marrëveshjeve kolektive ndërkohë që marrëveshja parasheh rritje prej 15 për qind. A përmbushen kërkesat e mësimdhënësve me këtë rritje?

Tafa Ameti: Gjithmonë kur hyhet në grevë të përgjithshme, nëse realizohen 50 për qind e kërkesave të sindikatave atëherë greva konsiderohet e suksesshme. Ne kemi arritur një rritje prej 15 për qind duke nisur me pagat e shtatorit. Në negociata flitet për minimumin dhe maksimumin e kërkesave dhe në fund arrihet një mes. Por, ne kemi arritur që të marrim pjesë edhe në hartimin e buxhetit për pagat në vitin 2023 dhe këtu kemi arritur të sigurojmë edhe një rritje prej 3.4 për qind.

E dyta që vlen të përmendet janë marrëveshjet kolektive, të cilat për kopshtet do të nënshkruhen deri në fund të qershorit, ndërsa për shkollat në shtator. Këto marrëveshje kanë shumë risi dhe më kryesorja është se kemi arritur që punonjësit të marrin edhe rrogën e 13-të që ndryshe njihet si K-15, për pushim vjetor, ndërsa kemi arritur që të gjithë mësimdhënësve që udhëtojnë në punë t’u paguhet transporti.

Radio Evropa e Lirë: Cili është vlerësimi juaj sa i përket pozitës së mësimdhënësve, por edhe të punonjësve të kopshteve në Maqedoninë e Veriut?

Tafa Ameti: Ishim me pagat më të ulëta në Ballkan, pra më së keqi se të gjitha shtetet, mirëpo tani me këtë rritje arrijmë te rroga mesatare afër 500 euro. Kjo është pak, por këto janë mundësitë dhe duke marrë parasysh problemet e shumta e krizën ekonomike, ky ishte maksimumi që mund të arrihej.

Radio Evropa e Lirë: Me cilat probleme përballet arsimi, përveç atyre për pagat që tashmë besoni se është zgjidhur si problem?

Tafa Ameti: Problemi kryesor, me të cilin përballet arsimi dhe mësimdhënësit është ai i mungesës së nxënësve apo uljes së numrit të tyre pasi kemi një largim të familjeve të tëra nga shteti, pa marrë parasysh se çfarë etnie janë. Në bazë të të dhënave që i kemi marrë nga Ministria e Arsimit diku 2,640 mësimdhënës do të mbeten pa orë mësimore. Pra, po përballemi me problemin e dytë, atë të largimit të mësimdhënësve nga puna apo shpalljen e tyre si tepricë teknologjike.

Radio Evropa e Lirë: Po cili është niveli i arsimit në Maqedoninë e Veriut pasi të gjitha të dhënat, qoftë vendore apo ndërkombëtare, flasin për një rënie të nivelit të arsimit?

Tafa Ameti: Arsimi te ne është në një nivel shumë të ulët. Ndoshta edhe krizat e përgjithshme, me të cilat përballemi, e kanë bërë të veten, por edhe mosinteresimi i fëmijëve për dije. Ka 30 vjet që jam në arsim por niveli i njohurive që marrin fëmijët është për t’u mërzitur dhe nëse vazhdon kështu, ne do të vijmë në situatë të kemi atë analfabetizmin modern.

Radio Evropa e Lirë: Sa ka të bëjë kjo me pandeminë e koronavirusit, pasi këtu gati dy vjet fëmijët nuk shkuan në shkolla, ndërsa tani pati edhe bojkot të mësimit. A do të arrihet të kompensohen humbjet?

Tafa Ameti: Kjo punë i takon Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe ajo do të vendosë, si dhe në çfarë forme do të kompensohen humbjet. Duhet të kemi parasysh se ne me dy javë vonesë e nisëm gjysmëvjetorin për shkak të pandemisë, por ne, si mësimdhënës, normalisht se pajtohemi për të kompensuar çdo ditë të humbur.

Etiketa: Arsim
Postimi paraprak

“Supin” e bën “Supë”, Mushkolaj ironizon me gabimet drejtshkrimore të Hajdarit: Analfabetizëm qeveritar

Postimi tjetër

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për finalen e Ligës së Kampionëve

POSTIME TË NGJASHME

ARSIM

“Do të kap për fyti”, dalin incizimet ku profesoresha dhe këngëtarja shqiptare Besiana Mehmedi e kërcënon studentin

2 months më parë
ARSIM

Rritja drastike e rasteve me Covid- 19: Ky është vendimi i Qeverisë për shkollat

5 months më parë
ARSIM

SBAShK-u paralajmëron sërish grevë, a do të fillojë mësimi të hënën?

6 months më parë
ARSIM

ZV.MINISTRI I ARSIMIT: SHKOLLA JONË ËSHTË LAIKE DHE E TILLË DUHET TË MBETET

6 months më parë
ARSIM

MASHTI: Pushimi dimëror në shkollat e Kosovës fillon me 31 dhjetor

6 months më parë
ARSIM

Rrahman Jashari në rolin e Ministrit të Arsimit: Pandemia penalizoi arsimin në Kosovë, shtyhet pushimi dimëror

7 months më parë
ARSIM

Skandalet në UP: Pozita me ushtrues detyre jashtëligjshëm nga viti 2013

8 months më parë
ARSIM

Sekretari i UP-së, Esat Kelmendi për një muaj mori rrogë 4 mijë e 174 euro, nga to 2245 euro honorare

8 months më parë
Postimi tjetër

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për finalen e Ligës së Kampionëve

Shfaqet gjithnjë zonjë në ekrane, por sa vite mendoni se ka Zyhrja e “Më fal”?

Marcelo konfirmon largimin: Ishte ndeshja ime e fundit me Real Madridin

SHTO KOMENT

TË FUNDIT

Valmir Veliu, bëhet transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit kosovar!?

June 24 2022

Kaq mijë euro në muaj i merr Armend Muja i VV-së që kundërshtoi fuqishëm Trustin

June 24 2022

Valon Syla i ashpër me Qeverinë Kurti: More kllosharë, jeni gërrdia e Kosovës

June 23 2022

Shkumbin Istrefi me dedikim prekës për vdekjen e motrës, Vjosa Berisha

June 23 2022

S’ka Trust: Vetëvendosje edhe me votë s’e lë popullin të tërheqë paret

June 23 2022

MË TË LEXUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
  • KUZHINA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • BALLINA
  • COVID-19
  • LAJME
    • POLITIKË
    • EKONOMI
    • SOCIALE
    • KULTURË
    • ARSIM
  • VIDEO
  • SPORT
  • OPINIONE
    • INTERVISTA
  • BOTA
  • SHËNDETËSI
  • SHOWBIZ
  • FUN
  • LIFESTYLE
    • STIL
    • KËSHILLA DHE TREGIME
    • PËRJETIME
  • AUTO&TECH
  • KURIOZITETE
    • ASTROLOGJI
    • HISTORI
  • KUZHINA
    • RECETA
  • MOTI
  • FOTO
  • RAPORTO
  • MARKETING
  • PËR NE
  • KONTAKTI

© 2020 Rilindja Shqiptare - Dizajnuar nga OverPrint.