Disa figura të pazakonta, në formë të jashtëtokësorëve, kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Por, vendosja e tyre nuk është rastësi. Bëhet fjalë për një instalacion artistik multimedial me titull “SYQKYM”, nga artisti Erroll Murati, i kuruar nga Zeni Ballazhi.

Sipas posterit të ekspozitës, instalacioni është pjesë e një ekspozite personale dhe do të prezantohet në sheshin “Skënderbeu” nga 10 deri më 20 nëntor 2026.

Përmes figurave të jashtëtokësorëve dhe elementeve vizuale, projekti synon të sjellë një ndërhyrje artistike në hapësirën publike dhe të nxisë kureshtjen e qytetarëve për mesazhin që përcjell vepra.

Kështu, “UFO-t” që kanë rënë në sy në qendër të Prishtinës janë pjesë e një projekti artistik, e jo ndonjë ngjarje e pazakontë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts