Microsoft ka zbatuar në heshtje një politikë që bllokon emailet e punonjësve që përmbajnë fjalët “Palestinë”, “Gaza” ose “gjenocid” në serverët e saj të brendshëm të Exchange, sipas No Azure for Apartheid, një grup punonjësish pro-palestinez të Microsoft.
Filtri i automatizuar u zbulua për herë të parë të mërkurën – pikërisht pasi konferenca e zhvilluesve të Microsoft Build u përball me ndërprerje të përsëritura nga grupi aktivist, shkruajnë mediat e huaja.
Bëhet e ditur se Microsoft është tronditur nga mospajtimet e brendshme lidhur me bashkëpunimin e tij me ushtrinë dhe qeverinë izraelite në mes të sulmit të vazhdueshëm në Gaza.
Kompania është përballur me ndërprerje në ngjarjet e saj, duke përfshirë protesta nga punonjësit për ofrimin e shërbimeve cloud dhe infrastrukturës tjetër kritike të përdorur nga ushtria izraelite.