Pikërisht më 1 Qershor, në Ditën Botërore të Fëmijëve, ambientet magjepsëse të Vali Ranch Resort u shndërruan në një skenë të mbushur me muzikë, emocion dhe buzëqeshje, teksa u mbajt me sukses edicioni i radhës i Festivalit Mbarëkombëtar për Fëmijë “Mollëkuqet 2026”.

Ky festival, i cili tashmë është shndërruar në një traditë të rëndësishme artistike për fëmijët shqiptarë, mblodhi dhjetëra talente të reja nga treva të ndryshme shqiptare, duke ofruar një spektakël të pasur me këngë, interpretim dhe kreativitet.

Vlerësimi i konkurrentëve u bë nga një juri profesionale e përbërë nga emra të njohur të muzikës dhe artit: Anjeza Shehu Agolli, Arjon Gashi, Arzie Jusufi, Faton Isufi, Greta Azizi, Izet Kallaba, Jehona Lumi dhe Nadire Ismaili Sali. Organizatorët shprehën mirënjohje të veçantë për profesionalizmin, seriozitetin dhe përkushtimin e jurisë në vlerësimin e talenteve të reja.

QKA “Mollëkuqet” falënderoi gjithashtu Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, për mbështetjen e vazhdueshme në organizimin e festivalit dhe promovimin e artit tek fëmijët.

Fituesit e çmimeve kryesore

Interpretimi më i mirë: Ardea Selimi
Zëri më i mirë: Era Sopjani
Kompozimi më i mirë: Niha Thaqi
Orkestrimi më i mirë: Alea Veselaj
Teksti më i mirë: Kleopatra Hyseni

Solistet më të mira

Vendi i parë: Alegra Bashllari dhe Lisa Beadini
Vendi i dytë: Evelina Hoxha dhe Tea Masurica
Vendi i tretë: Onida Ramadani dhe Perla Demaj

Paraqitja më e mirë skenike

Vendi i parë: Sumea Rashiti
Vendi i dytë: Amaris Zefi & Ester Dado
Vendi i tretë: Andi Ramaj & Ana Dërmaku

Çmimet Junior

Vendi i parë: Arla Sermaxhaj
Vendi i dytë: Aria Sahiti
Vendi i tretë: Liana Berisha

Çmimet Teen

Vendi i parë: Noen Krasniqi
Vendi i dytë: Joel Agolli
Vendi i tretë: Abigajla Shaqolli

Mikrofoni i Artë

Vendi i parë: Rozi Ymeri
Vendi i dytë: Annja Syla
Vendi i tretë: Morea Ahmeti

Çmime speciale

Çmimi “QKA Mollëkuqet” – Liliam Zejnelhoxha
Çmimi i Muzikantit Xhevat Ismaili – Veronika Isufaj
Çmimi i Muzikantit Selman Vokshi – Amra Salihu
Çmimi i Muzikantit Isa Jakupi – Vanesa Thaçi
Çmimi “Kënga Hit 2026” – Liberta & Melisa Hyseni
Çmimi i Publikut – Hera Jashari
Çmimi i Vali Ranch Resort – Stina Krasniqi
Çmimi i Muzikantit Nehat Ferati – Ana Sopjani

Renditja finale

Vendi i parë: Kanina Arifi
Vendi i dytë: Oksana Hasanaj
Vendi i tretë: Kron Bajrami & Dua Bucaliu

 

 

Në emër të drejtoreshës së festivalit, Arta Haziri-Nuhiu, stafit organizativ dhe të gjithë pjesëmarrësve, u shprehën falënderime për jurinë, mbështetësit dhe publikun që kontribuuan në suksesin e këtij edicioni.

“Mollëkuqet 2026” konfirmoi edhe një herë statusin e tij si një nga festivalet më të rëndësishme për fëmijë në hapësirën shqiptare, duke promovuar talentin e ri, kulturën dhe vlerat e mirëfillta artistike. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts