Atlanta United ka përgatitur një lëvizje për transferimin e sulmuesit spanjoll, Álvaro Morata, nga Como.

Sipas “Mundo Deportivo”, klubi i MLS-së ka kthyer vëmendjen te Morata pasi Romelu Lukaku zgjodhi transferimin në Turqi.

Megjithatë, transferimi i sulmuesit spanjoll në MLS nuk është i sigurt. Morata mund ta refuzojë ofertën e Atlanta United nëse trajneri i Comos, Cesc Fàbregas, llogarit në të për sezonin e ri.

Vendimi për të ardhmen e Moratas pritet të varet në masë të madhe nga planet e Fàbregasit dhe roli që trajneri spanjoll do t’i ofrojë atij në skuadër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts