Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të jenë të ulëta në mëngjes deri -2 gradë Celsius minimalja, ndërsa shënojnë rritje në mesdite deri në 16 gradë Celsius maksimalja.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, me mëngjes të freskët dhe të ftohtë, vende-vende me mjegull. Dita vijon stabile dhe e ngrohtë.
Mot stabil dhe kryesisht me diell do të vazhdojë të mbajë edhe të Premten dhe të Shtunën, ndërsa të dielën do të kemi depërtim të një mase të ftohtë ajrore që vjen direkt nga lindja e Kontinentit. Kjo masë ajrore nuk do të jetë e pasur me lagështi, prandaj reshjet që priten do të jenë të pakta dhe simbolike, lokalisht me ndonjë rigë shiu ose fjollë bore. Temperaturat maksimale deri të dielën relativisht të larta, ndërsa të dielën pësojnë ulje për shkak të erërave më të ftohta nga verilindja.