Sot në Kosovë na pret mot stabil dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me mjegull, ndërsa dita e ngrohtë dhe me diell si dhe me temperatura maksimale deri në 21 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat maksimale nga 18 deri në 26 gradë Celsius, ndërsa parashihen vranësira të pakta lokale.

Ditëve të ardhshme na pret mot edhe më i ngrohtë. Temperaturat pak mbi 20 gradë Celsius në Kosovë dhe pak mbi 25 gradë Celsius në Shqipërinë e viseve të ngrohta. Mëngjeset do të jenë të ftohta dhe shpeshherë nëpër lugina dhe disa ultësira do të krijohet mjegulla e cila pritet të largohet gjatë mëngjesit të vonshëm apo paraditës.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
ShBA-ja kryen sulme ndaj Iranit
Horoskopi ditor – 27 Qershor 2026
Ngjarjet e ditës: 27 qershor 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts