Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka kritikuar kundërshtarët politikë lidhur me pretendimet për shkelje të afateve kushtetuese në procesin e konstituimit të institucioneve.
Pwrmes, njw postimi nw profilin e saj nw rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se të njëjtët deputetë që, pas 6 gushtit, protestonin çdo ditë në emër të krijimit të institucioneve, më pas morën pjesë në seancat e konstituimit të Kuvendit dhe propozuan edhe kandidatë për nënkryetarë.
Sipas Mulhaxha-Kollçakut, paradoksi qëndron në faktin se tani pikërisht këta deputetë e kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se gjatë këtij procesi janë shkelur afatet kushtetuese.
“Ata që vetë morën pjesë në procesin institucional, tani po pretendojnë se pikërisht ky proces ka shkelur afatet kushtetuese”, ka deklaruar ajo.
Deputetja e VV-së e ka cilësuar këtë si një “paradoks” politik dhe institucional.




















